Mat- Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Matit pas një sherri me një person tjetër.
Gjatë konfliktit dyshohet se 52-vjeçari ka qëlluar edhe qëlloi me armë gjahu në ajër, në shenjë kërcënimi.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 52 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me fjalë me shtetasin M. K., 63 vjeç, dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu, me qëllim kanosjen e tij. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 52-vjeçarit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente
