Avokati Ergin Mataj ka shpallur kandidaturën e tij në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Lezhës. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Mataj tha se besonte që ky ishte momenti i duhur për të garuar, për t’u rikthyëer lezhjanëve dinjitetin.
“Besoj që momenti është ky, të gjithë bashkë për t’i rikthyer lezhjanëve dinjitetin që meritojnë. Sepse qyteti ynë meriton maksimumin.
Arsyeja që kam vendosur të garoj në Primaret për Kryetar Bashkisë është vendimi i PD për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm, sepse besoj te vota e lire, dhe besoj se vullneti i lirë i demokratëve është më frymëzues se emërimet nga kryetari.
Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision , zotim timin për zgjidhjen një herë e mirë të problematikave të shumta të qytetit ku jetojmë”- tha Mataj.
Ndërsa më herët, ish-Kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, prezantoi kandidaturën e tij në Primaret për bashkinë e Lezhës.
Lajmi kryesor:
Tre avokatë i bashkohen garës së Primareve të Rithemelimit për dy bashki! Memaj nuk pranon të kandidojë për primaret e Kamzës
B.V/ReportTv.al