TIRANE-Report Tv mëson se pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka nisur faza e inventarizimit të të gjitha materialeve që ndodhen brenda. Materiali i Teatrit Kombëtar është mbledhur dhe ruajtur në një vend dhe është në faza inventarizimi.
Ndërkohë që materialet e Teatrit Eksperimental janë dërguar te Arturbina. Report Tv siguron pamjet e materialeve, karrige dhe të tjera nga Eksperimentali që janë lënë jashtë godinës së ArTurbinë.
Report Tv siguroi dje pamjet e zbrazjes së Teatrit Kombëtar duke nxjerrë jashtë rekuizitat, gardërobën, karriget, sistemin e ndriçimit, pajisjet elektronike video e audio dhe çdo objekt tjetër që ndodhej brenda saj dhe tani po bëhet inventarizimi.
Monika Kryemadhi akuzoi dje se drejtori i Teatrit Çuli ka firmosur një procesverbal që brenda teatrit s’ka asgjë, duke lejuar prishjen e godinës, por ndryshe nga sa deklaroi kryetarja e LSI-së, Report Tv mësoi se po bëhet inventarizimi i materialeve.