Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar

22 Janar, 16:11| Përditesimi: 22 Janar, 19:40

  • Share

TIRANË- Marrëveshja ndërmjet PS dhe PD për listat e kandidatëve për deputetë ka nisur të materializohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme, 22 janar, KQZ miratoi aktin ku parashikohet renditja e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit duke parashikuar që, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur, pra në total 186 kandidatë. 

Sipas këtyre ndryshimeve, vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura. 

Dokumenti i KQZ i siguruar nga Report TV, ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura.

Ja si ndahen mandatet
Berat që ka 7 mandate, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur.
Dibër 5 mandatet ndahen kështu: 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura.
Durrës 14 mandatet ndahen kështu:  5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.
Elbasan 14 mandatet ndahen kështu: 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.
Fier 16 mandatet ndahen kështu, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 16 nga lista e hapur.
Gjirokastër 4 mandatet ndahen kështu: 1 deputet del nga lista e fiksuar, 3 nga lista e hapur.
Korçë 10 mandatet ndahen kështu: 3 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 7 nga lista e hapur.
Kukës 3 mandatet ndahen kështu: 1 deputet del nga lista e fiksuar, 2 nga lista e hapur.
Lezhë 7 mandatet ndahen kështu: 2 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 5 nga lista e hapur.
Shkodër 11 mandatet ndahen kështu: 4 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 7 nga lista e hapur.
Tiranë 37 mandatet ndahen kështu, 12 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 25 nga lista e hapur.
Vlorë 12 mandatet ndahen kështu: 4 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 8 nga lista e hapur.

Sipas Kodit, për çdo parti garuese, mandat do të fitojnë të parët ata që janë në listën e mbyllur, dhe brenda listës së mbyllur do të respektohet renditja e paracaktuar nga kryetari i partisë.

Nëse partia/koalicioni fitojnë mandate në atë qark, më shumë se sa ka emra lista e mbyllur, atëherë do të fitojnë mandat sipas radhës, më të votuarit nga lista e hapur.

Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse gratë nuk janë votuar sa duhet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?