Sociale

Materniteti 'Mbretëresha Geraldinë do rikontruktohet, ministria akordon 90 mln lekë për punimet

5 Nëntor 2019, 20:25| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 20:30

  • Share

TIRANË- Një godinë e re dhe moderne! Materniteti i vjetër " Mbretëresha Geraldine" në bulevardin Zogu I do t'i nënshtrohet rikonstruksionit, për të pasur një hapësirë të denjë në vendin ku jeta nis.

Për punimet në këtë godinë, Ministria e Shëndetësisë ka akorduar një fond prej 90 milionë lekësh, të parashikuar në aktin Normativ Nr. 2, të miratuar të hënën në parlament.

Hera e fundit kur ky maternitet i është nënshtruar punimeve ka qenë në gusht të vitit të kaluar, 2018, në sallën e obstetrikës dhe ambientet pritëse të kësaj godine.

Salla e maternitetit pas rikonstruksionit në 2018

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?