Një pavijon i veçantë covid është hapur në maternitetin 'Mbretëresha Gerladinë'. Ky pavijon do të shërbejë për nënat e dyshuara apo të prekura nga covid-19 që të mund të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte të sigurta. Në këtë pavijon do të shërbej një staf i dedikuar.
Në maternitetin simbol të Tiranës do të realizohet një investim 6.4 milion euro për dyfishimin e kapaciteteve dhe pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë në këtë maternitet.
Në 6 mujorin e parë të këtij viti ka patur një rritje të lindjeve në maternitete, ku më shumë se 15.700 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.