Kreu i Lega Nord, Matteo Salvini ka komentuar fushatën e vaksinimit të qytetarëve në Itali.
‘Prindërit e mi 75-76 vjeç janë vaksinuar dy herë, dhe tani ndihen të qetë dhe të sigurt", thotë Matteo Salvini, ku më tej shton, ‘Por unë refuzoj të shoh dikë që ndjek djalin tim me një test koronavirus ose një shiringë vaksine. Kujdes po, në panik jo,” tha Salvini.
Lideri i Lega Nord tha se është pro vaksinimit, por edhe për lirinë e të gjithëve, përfshirë atë të djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeç.
“Varianti Delta është më ngjitës por nuk karakterizohet nga një shkallë më e lartë e vdekshmërisë. Ne duhet të bashkëjetojmë me këtë virus, pa mbyllur shtëpinë, por duke marrë të gjitha masat e nevojshme.Ne mbrojmë të moshuarit, por le t'i lëmë fëmijët të lirë të argëtohen duke respektuar rregullat. Unë nuk dua të dëgjoj për mbyllje, ndalime policie, zona të kuqe dhe portokalli’- tha ai.
Pozicioni i Matteo Salvini për vaksinimin e të rinjve dhe adoleshentëve provokoi një reagim nga qendra e majtë italiane. Nga Partia Demokratike, deputeti Andrea Romano theksoi se Lega dhe e djathta ekstreme po përpiqen të provojnë se cili nga të dy është më fanatik negativ, “duke luajtur, në një mënyrë të papranueshme, me jetën e italianëve, më të prekshmit, dhe së fundmi nga të gjithë qytetarët”.
Ndërkohë presidenti i rajonit të Lazios Nicola Zingaretti u shpreh se ‘Italia do të mund të heqë të gjitha mast- anti COVID, vetëm nëse të gjithë vaksinohen. Të mendosh për të mos vaksinuar nën 40 vjeç është e papërgjegjshme. Në Lazio ne do të vazhdojmë të vaksinojmë të gjithë, si më parë, më shumë se më parë sepse liria fitohet me rregulla dhe vaksina’- tha ai.