Matthew Perry

'Matthew Perry ishte i zemëruar dhe me humor të keq', miku i tij i ngushtë zbulon gjendjen emocionale të aktorit një javë para se të ndërronte jetë

18 Dhjetor 2023, 13:49| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 13:52

  • Share

Vdekja e tij, gati dy muaj më parë, i tronditi të gjithëve. Një raport i autopsisë mbi yllin e serialit 'Friends', Matthew Perry, ka zbuluar se shkaku i vdekjes së tij të parakohshme ishte ndoshta i pashmangshëm pasi prej vitesh me rradhë kishte luftuar me varësinë e tij ndaj lëndëve narkotike.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Los Anxhelosit njoftoi se ai vdiq nga përdorimi i ketaminës. Tani, një raport i ri nga PageSix zbulon se në ditët e fundit të jetës së tij, ai kishte ndryshuar shumë në sjelljen e tij.

Krahasimisht, miku i tij i ngushtë tha se në javët para vdekjes së tij, ishte “i zemëruar dhe me humor të keq” sepse po merrte testosterone.

Ndërsa, raporti i mjekut thotë se përveç sasisë vdekjeprurëse të ketaminës të përzier me ilaçin e ngjashëm me opioidin, buprenorfinë, e cila përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar me varësinë ndaj opioideve, ai po merrte Tammoxifen për të humbur peshë, ilaçe antidiabetike dhe lëpirëse me përbërje nikotine, raporton Daily Mail.

Dihet se kohët e fundit Matthew Perry është përpjekur të linte duhanin, pasi ndihmësi i tij deklaroi se ai pinte rreth dy paketa cigare një ditë.

“Në dhomën e gjumit kishte disa shishe bosh dhe gjysmë të mbushura me medikamente të përshkruara për të ndjerit, si dhe medikamente pa recetë, vitamina, ilaçe për tretjen dhe karamele”, thuhet në raportin e mjekut.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?