As provimi i lëndëve me zgjedhje nuk i shpëtoi publikimit në rrjetet sociale. Ndërkohë që maturantët janë brenda duke kryer provimin, pothuajse të gjitha tezat janë publikuar në rrjetet sociale. Në duar kam tezën e Biologjisë, Fizikës, Psikologji-sociologji dhe tezën e lëndës Qytetari -Psikologji.”
Megjithëse teza u publikua 15 minuta pas nisjes së testimit, maturantët mohojnë përdorimin e telefonave dhe flasin për rregulla strikte dhe një proces testimi të rregullt.
Pyetjet sipas tyre ishin brenda programit dhe të nivelit mesatar.
Sikurse vitet e kaluara lëndët më të pëlqyera e të përzgjedhura nga maturantët ishin Ekonomia dhe Qytetari-Psikologjia.
Por edhe pse më të pakët në numër nuk kanë munguar as maturantët që kanë zgjedhur Fizikën. Madje optimist për marrjen e notes 10 absolute.
Ky ishte provimi I fundit I Maturës 2023. Stresi më I madh thonë ata ka maruar por tashmë për ta nis një sfidë e re për të zgjedhur degën ku do të aplikojnë për arsimin e lartë.
Maturantët kanë përmbyllur tashmë ciklin e fundit 3-vjeçar të arsimit parauniversitar dhe për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë duhet të aplikojnë në portalin U-albania, por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare.