Foto ilustruese

Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Matematikës, mbi 1500 mbetës! Vetëm 238 maturantë absolut në të gjithë vendin

23 Qershor 2023, 15:03| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 15:35

  • Share

Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Matematikës për vitin 2023. Këtë vit, kanë rezultuar mbetës 1549 maturantë ndërsa vetëm 238 maturantë janë absolut. Nota mesatare e provimit të Matematikës është 6.65.

30 mijë nxënës iu nënshtruan provimit të matematikës më 13 qershor.

Ky vit rezultoi relativisht më i mirë krahasuar më një vit më parë, megjithatë duhet theksuar se vjet u testuan 3 mijë nxënës më tepër. Në maturë 2022, morën notë absolute vetëm 234 maturantë ndërsa mbetës ishin 1729 maturantë.

As këtë vit nuk mungoi qarkullimi i tezës online, jo vetëm në provimin e Matematikës por në të gjitha provimet.

Megjithatë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kjo gjë nuk e cenon procesin. Ajo shtoi se është e njëjta dorë që i publikon tezat dhe po punohet për gjetjen e tij/tyre.

Pak ditë më parë janë publikuar edhe rezultatet e provimit të anglishtes, që mesa duket është pika e fortë për maturantët. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00,  ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Maturantët janë njohur edhe me notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku vetëm 15 nxënës dolën absolut. 440 nxënës rezultuan mbetës në Gjuhën Shqipe. Duhet theksuar se Gjuha Shqipe dhe Letërsia konsiderohet si një ndër provimet më të vështira nga maturantët.

Në vijim, maturantët priten që të njihen edhe me notën e lëndës me zgjedhje, të cilën e kryen më 19 qershor. 

Për të parë rezultatet klikoni KËTU

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?