Sot provimi i dytë i 'MSH', zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! Teza qarkulloi online, Kushi: S'na vjen mirë! Maturanti: Ishalla kam kopjuar mirë

7 Qershor 2023, 09:08| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 15:53

  • Share

Publikimi i provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë duket se u ka dhënë dorë maturantëve për të kopjuar. Njëri prej tyre thotë për Report Tv se të gjithë shokët e tij kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë provimit. Ndërkohë, Ministria e Arsimit thotë se janë të njëjtat persona që nxjerrin gjithmonë testet, por ende nuk janë identifikuar. Maturantët zhvilluan këtë të mërkurë provimin e Gjuhën Shqipe dhe Letërsisë.

Historia e publikimit të tezave të matures gjatë provimit u përsërit sërish. 15 minuta pasi nisi provimi, në rrjetet sociale qarkulloi varianti A i tezës, e më pas edhe varianti tjetër.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministres së Arsimit Evis Kushi, e cila tha se në çdo rast, janë të njëjtët persona që kanë nxjerrë testet por ende nuk janë identifikuar. Ajo garantoi se asnjë test i zgjidhur jashtë provimit, nuk ka hyrë në ambientet e brendshme.

Me rregulla strikte e monitorim me kamera, ministria jep garanci edhe kundër kopjimeve, por maturantët rrëfejnë të kundërtën.

 “Kam komunikuar, nuk jam nxënës i mire, por nëse ai  nga ku kam kopjuar i kane përgjigjet e sakta mund te marr note te mire… Kemi komunikuar të gjithë.”- tha maturanti.

Gjuhë-Letërsia cilësohet nga maturantët si provimi më i vështirë për vetë subjektivitetin në përgjigje e korrigjim, por testi i këtij viti sipas tyre ishte i thjeshtë.

Maturantët kanë përmbyllur tashmë 2 provimet e para. Provimi i radhës është ai i matematikës me 13 Qershor dhe më pas provimi i lëndës me zgjedhje, 6 ditë më vonë.

Ora 12:10
Publikimi i testit të Gjuhë Letërsisë, reagon Kushi: S’na vjen mirë, ka njerëz që merren posaçërisht me këtë gjë

1684492103_eviskushi.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas publikimit të testit të maturës për Gjuhë Letërsinë, vetëm pak minuta pasi maturantët janë futur në provim.

“Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci.

Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”– tha Kushi.

Ora 10:26
Nuk vonoi as 30 minuta, publikohet në rrjet teza e provimit të Letërsisë së Maturës Shtetërore

 

Pak minuta pas nisjes së provimit të gjuhës shqipe dhe letërisisë në maturën shtetërore është publikuar një variant i tezës.

Edhe në provimin e anglishtes ndodhi e njëjta gjë.

Kur u pyet nga gazetarët, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se nuk e cenon procesin.  

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blendi: 07/06/2023 15:42

    Arsimi nuk influencohet. Shumë mirë e tha znj. Kushi. Pastaj pse të kopjonin? Teza ishte e thjeshtë. Se kuptoj pse duhet matura?

    Përgjigju
  • Lili: 07/06/2023 14:14

    Prape teza doli?Turp.Mbaroi perfundimisht arsimi shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?