Matura 2024/ MAS reagon pas publikimit të tezës së Anglishtes: Akt i shëmtuar fotografimi por nuk cënon provimin

3 Qershor, 11:47| Përditesimi: 3 Qershor, 12:38

  • Share

Ministria e Arsimit reagon pasi teza e anglishtes qarkulloi në rrjete sociale 30 minuta pas provimit.

Duke e quajtur akt të shëmtuar MAS tha se publikimi I tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.

"Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës të gjuhës së huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit dhe punën e maturantëve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë' thuhet në reagimin e MAS që vijon duke siguruar se provimi po zhvillohet në standarde të larta, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme.

Këto standarde janë siguruar nëpërmjet programit orientues të Maturës Shtetërore, konsultimeve në çdo shkollë, testeve model të përgatitura nga QSHA, paratesteve të zhvilluara në çdo gjimnaz dhe këshillimeve nga shërbimi psiko-social për menaxhimin e stresit në provime.

Po kështu thotë se: Hartimi i testit është kryer në kushte të larta sigurie dhe profesionalizmi, dhe organizimi i provimit ka përfshirë trajnimin dhe certifikimin e të gjithë personave të përfshirë në administrimin e Maturës.


Lajmi kryesor:

Matura 2024/ 28 mijë maturantë testohen sot tek 'Gjuha e Huaj', teza publikohet 30 minuta pas provimit! MAS: Nuk cënohet provimi


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?