Foto ilustruese

Matura 2024/ Publikohen notat e provimit të Matematikës, vetëm 242 maturantë marrin 10 absolute, 701 ngelës

27 Qershor, 12:36| Përditesimi: 27 Qershor, 14:59

  • Share

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Matematikës, tashmë janë bërë publike.

Provimin e matematikës e kanë kryer në total 26683 maturantë. 701 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 242 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.37% ndërsa nota mesatare është 6.79.

Mesatarja e notave te provimit te matematikes sipas qarqeve.

Kujtojmë se maturantët i janë nështruar edhe provimeve të Gjuhës së Huaj, Letërsisë, si dhe provimet me Zgjedhje! Tezat e provimit dolën në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi kishte filluar testimi. Maturantët mbyllin provimet që i japin fund gjimnazit dhe i parapërgatisin për shkollën e lartë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?