Matura 2024/Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Nota mesatare 7! Nga 26 mijë maturantë vetëm 31 morën 10 maksimale (PDF)

24 Qershor, 14:05| Përditesimi: 24 Qershor, 22:02

  • Share

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2024.

Provimi u realizua më 10 qershor. 

Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 26453 maturantë. 309 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 31 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.83% ndërsa nota mesatare është 7.25.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.

Ndërkohë sot maturantët kanë provimin e fundit të lëndës me zgjedhje.

Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?