Foto ilustruese

Matura 2024/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje, nota mesatare 7.51! Vetëm 306 maturantë ekselentë, 630 ngelin

30 Qershor, 09:31| Përditesimi: 30 Qershor, 11:40

  • Share

TIRANË- Janë publikuar rezultatet e provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2024. Ministria e Arsimit njofton se notat e provimit të lëndës me zgjedhje janë tashmë publike.

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 26 537 maturantë. 630 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 306 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.63% ndërsa nota mesatare është 7.51. Lënda me zgjedhje ishte provimi i fundit që mbajtën maturantët më 24 qershor. 

Kliko KËTU për rezultatet

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?