Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.
Kushi është shprehur optimiste për rezultatet e provimeve të maturantëve në tërësi, duke shtuar se në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale.
Për sa u përket rezultateve të provimeve të tjera të maturës, Ministrja Kushi ka shprehur urimet më të mira për të gjithë maturantët.
(Kliko këtu për të lexuar listën e plotë të notave të gjuhës të huaj të maturës)