Foto ilustruese

Sociale

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje: 360 ngelës, vetëm 366 maturantë ekselentë

30 Qershor, 18:10| Përditesimi: 30 Qershor, 18:24

  • Share

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të lëndeve me zgjedhje, një provim që vjen pas testit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm

Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.

Ky është provimi i fundit i maturës shtetërore përpara se secili nxënës të zgjedhë degën për arsimin e lartë. 

KLIKO PËR TË PARË NOTËN

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?