Matura Shtetërore/ Karameta: Të riformatojmë sistemin, jo të ndëshkojmë mësuesit! Mehmeti: Kemi deformim të rezultatit për shkak të kopjimit

30 Qershor 2022, 18:42| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 19:26

  • Share

Matura Shtetërore, faza e cila shënon përfundimin e tre viteve të gjimnazit dhe është hapi i parë drejt universitetit, duhet të riformatohet. Të këtij mendimi janë ekspertët e arsimit Pëllumb Karameta si dhe Ndriçim Mehmeti, të cilët të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për diskutuar për Maturën Shtetërore 2022, nxorrën në pah disa problematika.

Eksperti i Arsimit, Pëllumb Karameta, thotë se e vlerëson Maturën 2022, me notë 5. Sipas ekspertit  tre janë problematikat kryesore; diferenca në njohur ndërmjet nxënësve në mbarë vendin, problemi i administrimit të provimit si dhe vlerësimi jo real. Karameto thotë se duhet të riformatohet sistemi e jo të ndëshkohen mësuesit.

‘Ka diferencë ndërmjet nxënësve në qytete të ndryshme të vendit, problem i menaxhimit dhe i vlerësimit real. Si do të projektojmë maturën, do jetë një test për pranimin në universitet. Këto janë temat e mëdha të politikës arsimore dhe kanë çeduar. Kjo politikë 16 vjeçare, tani ka nevojë që t’i injektohet sistemit. Një mësues administron 15 nxënës, nuk është sasia, por lodhja e indiferentizmit i administratorëve. Nga kjo pikëpamje do të na duhet të shohim a është i mjaftueshëm testimi me shkrim apo duhet të fusim teknologjinë, apo duhet t’i kthehemi kohës më parë të pyetet nxënësi me një komision vlerësimin nën nivelin e shkollës, të ketë mundësi që të shprehet me zë. Duhet të gjejmë forma që të gjithë mësuesit të dinë që nuk do jenë ato që do ta përcaktojnë këtë punë. Mësueset e kanë të vështirë të përballojnë, presionin e fëmijëve, të prindërve si dhe të drejtorit. Jo e bëjnë që mësuesit të dalë nga vetja duke i cenuar vlerat. Matura Shtetërore për 16 vjet siguroi një ecuri normale me ato të mira dhe me probleme. Por krahasuar me sisteme të tjera arsmiore do duhet të riformatojmë një sistemin, jo të ndëshkojmë një mësues. A kemi ide sesi mund të realizojmë që pas 7-8 vjetësh të kemi një sistem të vlerësimit. Pyetje me gojë, pse jo! Ka pjesa më e madhe e vendeve. Po flasim për të ardhmen. Po cënohet standardi. Duhet të ngrihet një grup se cili është propozimi për ndryshimet në maturën shtetërore. Ka vite që mungon inspektimi në shkolla.’- u shpreh Karameta.

Nga ana tjetër, eksperti Ndriçim Mehmeti tha për gazetarin Arbër Hitaj, se duhet të dëgjohen ekspertët dhe të kritikat të merren për bazë dhe të analizohen. Sipas Mehmetit është cenuar rëndë matura, ndërsa thekson se ka një deformim të rezultatit të maturantëve, i cili lidhet me kopjimin.

‘E kemi cenuar rëndë maturën, në mënyrën e administrimit. 200 10 në matematikë, nuk e pranon njeri. Kemi një deformim të rezultatit për maturantët dhe lidhet me kopjimin, hartimi tezës këtë vit ka qenë brenda standardeve. Janë bërë tolerantë administratorët. E gjejmë mënyrën sesi ta prishim një sistem dhe jo ta rregullojmë. Kemi standarde të vogla të administrimit. Nuk mundësh dot me një mesatare 8.4 të dalë qarku i Kukësit, është e pamundur. Mësuesit po i bie vlera po i bie integriteti moral, kjo pasi nxënës që janë vlerësuar me 6 kanë marrë 10. Të dënohen mësuesit për tolerimet, kemi deformuar dijet. Pse nuk bëhet një analizë për të gjetur sa është fiktivitetit. Mungoni koordinimi dhe hartimi i një strategjie.’- tha Mehmeti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?