Foto ilustruese

Sociale

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

12 Qershor, 17:27| Përditesimi: 12 Qershor, 19:09

  • Share

Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025 dhe statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Provimin e kanë dhënë gjithsej 25 742 maturantë, ndërsa vetëm 399 prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 98.45%, më e larta e tre viteve të fundit.

Gjithashtu, 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Krahasuar me vitin 2023 dhe 2022, është ulur ndjeshëm numri i nxënësve që kanë mbetur. Në vitin 2023, kishin mbetur 1 043 maturantë, ndërsa në vitin 2022 ishin 861.

Nota mesatare për provimin e gjuhës së huaj këtë vit është 7.8, një tjetër tregues pozitiv për cilësinë e përgjithshme të rezultateve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al, pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota që variojnë nga 7.0 deri në 9.9, me peshën më të madhe që e mban grupi i notave 9.0–9.99, ku renditen 8 073 maturantë.

Më datë 17 maturantët zhvillojnë provimin e Matematikës, ndërsa me datë 24 atë me zgjedhje.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet e plota

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?