Rikthimi i maturantëve dhe studentëve në ambientet arsimore do të shoqërohet me masa të rrepta higjienike dhe distancimi fizik, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë siguruar nga Report Tv, maturantët dhe studentët o të kenë një distancë 1.5-2 metra dhe do të vendosen në rresht.
Të gjithë maturantët dhe studentët duhet të kenë maskë dhe shami me vete, ndërsa në çdo shkollë e klasë duhet të ketë dezinfektantë dhe termometër dixhital për matjen e temperaturës të të gjithë studentëve, nxënësve dhe mësuesve dhe pedagogëve. Do të ketë edhe vaskë me klor për dezinfektimin e këpucëve.
Nuk ka pushim të gjatë dhe dalje nga shkolla, pasi është e ndaluar të shkosh në shkollë, të dalësh e të kthehesh prapë. Do të ketë dhe masë disiplinore kush nuk i respekton rregullat.
Të gjithë nxënësit duhet të pajisjen me maskë dhe këtë e tha dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu disa ditë më para në një intervistë për Report Tv
Lejohet hyrje-dalje vetëm në ambientet e institucionit arsimor dhe kjo do të bëhet duke respektuar distancën 1.5-2 metra nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mësuesve dhe pedagogëve. Edhe tavolinat e nxënësve dhe studentëve do të jenë me 2 metra largësi. Është e ndaluar rreptësisht ushqimi në klasë apo salla.
Ndalohet takimi i studentëve dhe maturantëve të klasave të ndryshme, ndërsa nuk lejohet qëndrimi në korridore.
Korridoret do të pastrohen çdo 2 orë, ndërsa tualetet dezinfektohen çdo 30 minuta
Çdo student apo maturant, i cili ka temperaturë apo simptoma të COVID-19 duhet të lajmërojë mësuesin apo personin përgjegjës si dhe të kontaktohet mjeku i familjes.
( Kliko këtu ) Dokumenti me rregullat e plota për shkollat