Sociale

Maturantët afat deri më 3 gusht, Arjan Xhelaj për Report Tv: Mbi 20 mijë kanë mundësi aplikimi, 35 degë të reja këtë vit

30 Korrik, 16:11| Përditesimi: 30 Korrik, 16:23

  • Share

Deri më 3 gusht, 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e studimit që preferojnë. Lidhur me këtë drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj në një intervistë për Report Tv tha se mundësinë e aplikimit e kanë ata maturantë që janë regjistruar në portal bazuar edhe në mesataren që kanë.

‘Në kemi programe studimi që janë programe dy vjeçare profesionale, Bachelor dhe programe të integruara si mjekësia dhe artitektura. Janë 20 mijë maturantë që janë regjistruar në portal dhe e kanë mundësinë e aplikimit, mundësinë e kanë ata që kanë plotësuar formularin A1, A1Z dhe janë integruar në sistem, bazuar edhe në rezultatet gjatë 3 viteve të shkollës mesme’, tha ai.  

Lidhur me mesataren që duhet të ketë një maturantë, Xhelaj tha se ajo llogaritet nga programi, i cili më pas i shfaq atij degët ku mund të aplikojë me mesataren që ka.

‘Programi bënë kalkulimin e mesatares që kanë ata dhe mbi këtë mesatare atyre i shfaqen ato degë që ata plotësojnë kriterin e mesatares. Ata që kanë mesatare më të mirë mund të aplikojnë në të gjitha programet’, tha ai.

Ai tha se janë 650 degë ku mund të aplikohet, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe 35 të reja.  

‘Janë 650 programe studimi nga të cilat 35 janë programe të reja. Ka edhe programe të tjera që janë riorganizuar, edhe numri i kuotave në dispozicion është i ndërlidhur me numrin e maturantëve që kanë plotësuar formularin janë mbi 3 mijë kuota, gjysma e atyre që janë të regjistruar e kanë mbyllur procesin e aplikimit. Edhe maturantët që se kanë plotësuar duhet që ta bëjnë në vijim, portali rri hapur 24 orë. Kanë 10 preferënca për të zgjedhur dhe duhet që të bëjnë zgjedhjet që ata duan’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?