Maturantët e qytetit të Kukësit e kanë cilësuar si shumë të lehtë provimin e matematikës, duke thënë se nuk e prisnin që të ishte kaq i lehtë. Në këtë qytet, nuk pati protesta si në shumë qytete të tjera, për këtë maturantët japin arsye të ndryshme.
"Ishte pak stres, po e kaluam. Ne na u duk që ishte mirë, ishte i thjeshtë"
"Nuk kishte asnjë problem. Unë mund të kem dalë mirë"
"Pak i vështirë, po e kaluam"
"Nuk e di pse nuk dolën maturantët e Kukësit në protestë, po provimi i letërsisë ishte shumë i vështirë. Pyetjet kërkonin përgjigje se çfarë mendonim ne"
"Provimi ishte shumë i mirë, nuk patëm vështirësi, kemi shpresë te provimi tjetër. Provimi i letërsisë ka qenë i lehtë"
"Provimi shkoi shumë mirë, nuk e prisnim që të ishte aq e lehtë. Gjuhë letërsia na thënë që ishte për logjikën, po ne prisnim që të binin pyetjet që na thanë mësuesit"
"Është qytet i vogël, zëri i nxënësve nuk dëgjohet shumë prandaj se morën mundimin për të ngritur protestë.
"Ishte shumë i thjeshtë. Për mua i Gjuhës dhe letërsisë ishte i thjeshtë", tha disa nga maturantët në Kukës.
Lajmi kryesor:
Maturantët përfundojnë në provimin e matematikës: S'kishte paqartësi si testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! 'Harrojnë' COVID-in nga gëzimi
B.K.//ReportTv.al