Maturantët në provim

Sociale

37 mijë nxënës testojnë veten te Gjuha Shqipe dhe Letërsia, maturantët: Provimi i vështirë, koha e përgatitjes e shkurtër

8 Qershor 2018, 13:29| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 15:48

  • Share

Maturantët në mbarë vendin kanë zhvilluar sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore. Rreth 37 nxënës kanë testuar ditën e sotme njohuritë e tyre në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ky është provimi i dytë i Maturës Shtetërore, pasi më 4 qershor maturantët ju nënshtruar testit të parë, atij të gjuhëve të huaja.

Të pyetur nga Report TV ata e cilësuan provimin si të vështirë, ndërsa shtuan se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin është e pamjaftueshme.

Provimi ishte shumë i vështirë dhe koha për tu përgatitur ishte tepër e shkurtër.

Maturantët

Maturantët thanë se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin është e pamjaftueshme.

Tashmë, maturantët kanë edhe një provim të fundit, atë të matematikës, për të mbyllur përfundimisht këtë cikël shkollor.

Ora 14:13
Deputeti i PD publikon tezën e letërsisë: Tallje gjigante me maturantët, doli para provimit

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka sulmuar Ministrinë e Arsimit, teksa është shprehur se teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka dalë para se të zhvillohej provimi i maturantëve.

Boçi publikon në ‘Facebook’ tezën e provimit, duke e cilësuar këtë një skandal të paprecedentë dhe një tallje gjigante me mundin, djersën dhe përpjekjet e maturantëve e familjeve të tyre.


Ky është serioziteti i Ministrisë së arsimit për maturën shtetërore! Testi i letërsise ka tre ore që ka dalë e që qarkullon.

Një skandal i paprecedentë dhe një tallje gjigande me mundin, djersën, përpjekjet e sinqerta të maturantëve e familjeve të tyre. Përdhosje e dijes e meritës dhe e mësimdhënies.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?