Maturantët nisin plotësimin e formularit A1 e A1Z! 1 javë kohë për të vendosur lëndën me zgjedhje

27 Shkurt 2023, 17:21| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 17:34

  • Share

Një javë kohë do të kenë maturantët për të vendosur kë lëndë do të zgjedhin në provimet e detyrueshme. Nga kjo e hënë e deri në 3 mars, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka hapur aplikimet me Formularët A1 dhe A1Z. Maturantët kanë në dispozicion 8 alternativa; nga Qytetaria deri te Kimia.

Denis Meça, maturanti nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Në 19 Qershor do të jap si provim shteti Fizikën.

“Ëndrra ime dhe pasioni im. Nuk është se është sugjerim apo imponim nga prindërit. Unë preferoj inxhinieri provimi.”- tha Denis Meça, maturant.

Aplikimi, si çdo vit tjetër, bëhet online në portalin e Maturës dhe ndihmohet nga një mësues mbikëqyrës për të evituar gabimet e mundshme në plotësimin e tij.

Denisi tregon që në shkolla kanë nisur dhe konsultimet paraprake për të bërë përgatitjet e duhura për provimet e detyrueshme.

“Që nga dy javët e para të shkurtit kanë nisur në lidhje me Fizikën, Matematikën, lëndën e pare Gjuhën e Huaj Anglisht dhe Gjuhë Shqipe. Duke u nisur nga vetëbesimi që kam duke qenë se jam dhe nxënës ekselent shpresoj që provimet e maturës të jenë me rezultate të larta. Në varësi të marrëveshjes që është bërë mësues-nxënës konsultimet mund të bëhen në mëngjes ose pasdie 45 minuta.”-tha Denis Meça, maturant.

Provimet e maturës shtetërore 2023 nisin me dt. 1 Qershor me provimin e parë atë të Gjuhës së Huaj, vijojnë më 7 Qershor me Gjuhë Shqipe dhe Letërs, 13 Qershor provimi i Matematikës dhe mbyllen me provimin e lëndës me zgjedhje në 19 Qershor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?