Maturantët orientim drejt arsimit profesional, Stiveni punon pa mbaruar ende shkollën! ‘Hoteleri Turizmi’ dega me mundësi punësimi

28 Shtator 2023, 17:43| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 17:55

  • Share

Shkollat e mesme profesionale të Hoteleri-Turizmit në vend po kthehen ndër më të kërkuarat.

Bumi turistik i këtij sezoni veror e shtyu 18-vjeçarin Stivi Kreka të heqë dorë nga pasioni për kuzhinën dhe të fokusohet në degën ‘Guidë Turistike”.

ky sektor duket se ofron mundësi reale punësimi pasi edhe pse në vitin e tretë të shkollës, ai ka provuar eksperiencën e parë dhe është tashmë në marrëdhënie pune.

“Gjithmonë si fillestar kemi patur sikletet tona , por thjesht komunikimi dhe te njohësh shume njerëz nga nacionalitete te ndryshme të ndihmon të zhvillosh bagazhin tënd të njohurive. Duke parë zhvillimin që Shqipëria kishte në degën e turizmit në fushën e turizmit thashë pse jo .Në fillim jam futur për degën e kuzhinës, por me kalimin e kohës duke parë mundësitë e shumta kam kaluar në degën “Guida Turistike”.- tha Stivi Kreka

Teksa e shikon veten në të ardhmen si sipërmarrës në agjenci turistike Stivi ka një mesazh për bashkëmoshatarët që hezitojnë nëse duhet apo jo të zgjedhin arsimin profesional,

“Ia sugjeroj këtë shkollë, çdo nxënësi që del nga arsimi 9-vjeçar për t’u futur në shkollat e mesme sepse kjo shkollë ofron dy mundësi arsimim apo punësim të garantuar dhe shkallë më të lartë studimi në shkollat e larta . Pas studimeve dhe arsimin e larte unë do ta bëj profesional .Në të ardhmen e shoh veten  sipërmarrës në agjenci turistike.”- tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i maturantëve të diplomuar në vitin 2021 në arsimin profesional ishte 3831ndërsa në 2022, ishte 3676. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit 57% e të diplomuarve në vitin 2021 u punësuan ndërsa në vitin 2022 punësimi i të diplomuarve ishte në masën 60%.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?