Foto ilustruese

Sociale

Maturantët zgjedhin universitetin, aplikimet deri në 3 gusht! Do të plotësojnë formularin deri në 10 degë

29 Korrik, 14:19| Përditesimi: 29 Korrik, 14:22

  • Share

Nga sot, të gjithë maturantët që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore mund të aplikojnë në portalin UAlbania për studimet e larta.

Aplikimet janë të hapura nga 29 korriku deri më 3 gusht, ku nëpërmjet formularit elektronik, kandidatët përzgjedhin deri në 10 programe studimi, sipas preferencave.

Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të vijuar më pas regjistrimet në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat.

Në rast se në fazën e parë maturantët nuk kanë mundur të sigurojnë një kuotë studimore në programin që preferojnë, duhet të presin për fazat e tjera. Për raundin e dytë, aplikimet do të kryhen nga data 20 deri në 22 shtator.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zgjedhje: 29/07/2025 15:24

    Dege si mjeksia , infermieria , mjekesi pergjithshme , dege si teknologjia ushqimore , IT, dege si inxhinierite , dege si kimi industriale , mesues fizike matematike kimie, dege si logjistike , dege menaxheriare , finance dhe ekonomi etc Jane dege qe bota i vlereson shume por edhe tregu ! Kush ka talent ne IT deget e IT dhe ato qe lidhen me programim etj Jane shume te rendesishme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?