Gjimnasti Matvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje ari Shqipërisë. Në Hungari, ku po zhvillohet Kupa e Botës, Petrov ka fituar në disiplinën e kalit me doreza.
Rusi me nënshtetësi shqiptare ka triumfuar në World Cup Szombathely 2023, të zhvilluar në Hungari.
Petrov mori 14.733 pikë në disiplinën e kalit me dorëza, duke lënë pas ukrainasin Oleg Verniaiev dhe çekun Radomir Sliz.
“Gjimnasti Matvei Petrov rrëmbeu medaljen e artë sot në “FIG world Challenge Cup” në Szombathely, Hungari”, njofton KOKSH.
Komento
bravo t petrof te kemi sportiste te bllokut te rusise albanistani marshon perpara me kazme e pushk ne dore .
Përgjigju