Maurizio Sarri

Maurizo Sarri jep dorëheqjen nga Lazio

12 Mars, 15:23| Përditesimi: 12 Mars, 15:27

  • Share

E bujshme te Lazio në Serie A. Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit. Lajmi vjen pak orë pas humbjes ndaj Udineses, e katërta radhazi që bardhekaltërit pësojnë mes kampionatit dhe Champions League.

Asnjë diskutim pasditen e sotme me ekipin për rifillimin e stërvitjeve. Trajneri i ka dorëzuar klubit dorëheqjen dhe tani do ta vlerësojë presidenti Lotito. Sarri heq dorë nga kontrata që kushte deri në vitin 2025.

Për momentin nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për vendimin e trajnerit, ndoshta edhe i lidhur me zgjedhjen e klubit për të zgjedhur një tërheqje ndëshkuese për ekipin "në karantinë", por në Romë tashmë flitet për zëvendësime të mundshme.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediet tej Adriatikut, emrat më të mundshëm për të zëvendësuar Sarrin do të ishin ata të Rocchi, Klose dhe Gregucci.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ritorno: 12/03/2024 18:48

    Tani duhet të kthehet i biri i Isait nga Nivica e Labërisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?