Ndërhyrja e policisë pasi Mauro Icardi tenton të marrë me dhunë vajzën e tij

VIP & Spektakël

Mauro Icardi tenton të marrë me dhunë vajzën e tij, përplasje me Wanda Narën (VIDEO)

16 Mars, 15:13| Përditesimi: 16 Mars, 15:17

  • Share

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë sërish përballë një beteje ligjore dhe këtë herë bëhet fjalë për një nga vajzat e tyre.

Pas vendimit të Gjykatës Civile që vajzat Francesca dhe Isabella t’i ktheheshin babait të tyre edhe gjithë ngjarja përfundoi në dhunë fizike dhe me ndërhyrjen e policisë.

Një situatë e dhunshme ndodhi mes Mauro Icardit që “luftonte” me Wanda Narën, me asistenten e modeles, Lucía Oliver dhe me policinë.

Sipas asaj që thonë mediat e huaja, Mauro Icardi ka tentuar të marrë me forcë vazjën kundër dëshirës së saj gjë që ka sjellë një situatë të dhunshme mes Icardit, Wanda Naras dhe policisë që mbërriti menjëherë pas thirrjes.

Autoritet përkatëse vendosën që fëmijët të qëndrojnë me nënën e tyre dhe i është ndaluar hyrja në shtëpi Icardit, po ashtu janë vendosur edhe patrulla policie në hyrje të ndërtesës.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 16/03/2025 15:22

    Sa mire i behet ketyre 2 fundurinave,keshu e futi tjeteri ne shtepi dhe i mori gruan. Mediat argjentinase po i degjenoron dhe po i ben palaco. Gjigandi Maradona e perzuri na kombetarja dhe i tha 1 burr qe futet ne shtepi te shokut nuk inkap gruan. Karma egziston

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?