Mërgim Mavraj

Mavraj drejt transferimit te Partizani: Jam në bisedime

24 Gusht 2022, 14:00| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 14:05

  • Share

Futbollisti Mërgim Mavraj mund të transferohet te Partizani. Pas largimit të Belicës, të kuqtë janë në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi.

Ky ndryshim i mundshëm u raportua edhe më parë në media, por sëfundmi vetë Mavraj e ka komentuar këtë lajm, duke konfirmuar se ka nisur bisedimet.

“Po, mund t’jua konfirmoj që kam lejuar të nisin bisedimet. Për momentin vetëm kaq mund të them. Nuk e di se si mund të shkojë, nëse do të ketë një bashkëpunim apo jo. Nga ana ime mund të them se fakti që një klub si Partizani është interesuar për mua që të jem pjesë e tij, është një vlerësim shumë i madh. Të rikthehem prapë në ato fusha me tifozët e mrekullueshëm shqiptarë, në fushat ku kemi pasur shumë kujtime, do të ishte një mënyrë nostalgjike për t’i prekur edhe një herë ato stadiume, ato fusha. Madje, ja tani që po i përmend për ju, sa më shumë i mendoj, aq më shumë më shtohet dëshira. Gjithsesi, nuk e di se si do të mbyllet, janë shumë faktorë. Nga ana ime është një ide shumë e mirë, shumë e bukur, që ta mbyll karrierën në Shqipëri.Po e përfundoj duke e theksuar edhe një herë, që a do të më jepet apo jo mundësia, nuk e di”, tha ai ndër të tjera për “OverSport”.

Mavraj është pa skuadër aktualisht, ai është ish-kapiteni i kombëtares, ndërsa ka luajtur  me ekipe si Hamburg, Ingolshtad apo Grojter Furth.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?