Sport

Mavraj firmos zyrtarisht me ekipin e ri, kuqezinjtë e tjerë të përfshirë në ethet e merkatos (VIDEO)

26 Qershor 2019, 13:00| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 13:38

  • Share

Merkato Europiane zien në këto ditë të nxehta dhe në këtë vorbull nuk bëjnë përjashtim as lojtarët e kombëtares shqiptare, shumica e të cilëve këtë periudhë pritet të bëhen me skuadër të re. Në pritje të disa zyrtarizimeve të tjera tashmë është e sigurtë se kapiteni Mërgim Mavraj nuk do të jetë më pjesë e Ingolshtat, me të cilët këtë sezon zbriti në Bundesliga 3. Sot 33-vjeçari ka nënshkruar me Grouther Furth që militon në Bundesligën 2 gjermane. Me ekipin e ri kapiteni i kombëtares ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur për dy vitet e ardhshme.

Një lëvizje e bujshme mund të quhet edhe ajo e Enea Mihajt. Mbrojtësi i krahut ka bërë një lëvizje të rëndësishme në aspektin personal pasi ka nënshkruar me ekipin e Paok. 20-vjeçari sezonin që lamë pas ka bërë paraqitje impresionuese me Panetolikos dhe si duket mundimi i është shpërblyer. Me Paok-un Mihaj ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe do të mbajë të veshur fanellën me numër 6.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet zyrtarizime të tjera, mes të cilëve edhe ai i Elseid Hysajt. Futbollisti në pronësi të Napolit nuk është më në planet e Anchelotti-t dhe sipas mediave ndërkombëtare pritet të firmosë me Atletico Madrid. Gjithashtu me interes priten zhvillimet edhe për Bekim Balajn dhe Ylber Ramadanin, dy futbollistë të cilët përveç mundësive jashtë vendit janë të lidhur edhe me kampionët e Partizanit.

Ne.k./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?