Futbollisti Mërgim Mavraj ka vendosur që të largohej nga kombëtarja shqiptare, pas 8 viteve si qendërmbrojtës.
Në lidhje me largimin e tij, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili shprehet i prekur për vendimin e Mavraj, pasi është një lojtar që ka dhënë shumë për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka i ka uruar futbollistit Mavraj shumë suksese duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar. Ai është shprehur krenar për Mërgim Mavraj, pasi kombëtaren e ka konsideruar si gjënë më të shenjtë.
"Sot u njoha me vendimin e Mërgim Mavraj për t'u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.
Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë, kështu e risjell gjithmonë ne mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në #EURO2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së.
Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.
Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t'i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi", shkruan Duka.
Lajmi kryesor: