Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj

Sport

Mavraj për Francën: Nuk do ndikojnë mungesat e tyre, ne nuk falim asnjë ndeshje

6 Shtator 2019, 20:10| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 20:17

  • Share

FRANCË- Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka qenë pjesë e konferencës për shtyp bashkë me trajnerin Edy Reja para ndeshjes me kampionët e botës.

Mbrojtësi 33- vjeçar ka vlerësuar Francën maksimalisht pasi është përballur tre herë më parë ndaj tyre, si dhe ka theksuar se mungesat tek 'Gjelat' nuk kanë për të ndikuar tek ndeshja.

“E kemi të vështirë që nesër të fitojmë. Edhe mungesat që kanë do të zëvendësohen me cilësi të lartë. Por ne kemi treguar më parë që i kemi hapur probleme dhe vështirësi ekipeve të mëdhaja

Besoj që e dimë se çfarë duhet bërë për të hapur vështirësi. Duhet të luajmë me vetbesim dhe fokus maksimal, pak gabime pasi nga cdo gabim mund të penalizohemi. Por mendoj se jemi gati për të bërë një luftë të bukur."- tha Mavraj. 

Po ashtu kapiteni tha se Shqipëria nuk do të falë asnjë ndeshje pasi kombëtarja nuk është në situatën për të neglizhuar. 

"Si ndeshja me Francën dhe Islandën luhen për 3 pikë. Nuk falim asnjë ndeshje. Islanda është një kundërshtar i barabartë por mendoj se nesër është një mundësi e mirë dhe për lojtarët e rinj. Unë për vete nuk futem në fushë për të falur.

Shqipëria pavarësisht me kë përballet duhet të luajë për të fituar. Nuk jemi në situatën që për një ndeshje të neglizhojmë për një ndeshje tjetër të angazhohemi."- shtoi Mavraj para ndeshjes me Francën. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?