Massimiliano Allegri (djathtas)

Max Allegri: Sevilla e mësuar me këtë trofe, duam finalen për padrejtësitë e bëra

11 Maj 2023, 15:53| Përditesimi: 11 Maj 2023, 15:55

  • Share

Juventus dhe Sevilla luajnë sot në 21:00 në "Allianz Stadium" për gjysmëfinalen e parë të Europa League. "Zonja" e Italisë kërkon finalen e madhe të Budapestit, teksa për mediet foli trajneri Massimiliano Allegri. Numri një i pankinës bardhezi ka kërkuar një ndeshje me grintë, edhe si shpagim të situatës së vështirë jashtë fushë që bardhezinjtë po kalojnë këtë sezon.

“Skuadra është në formë dhe kemi bërë një përgatitje të mirë. Të gjithë e duam finalen, sidomos këtë sezon që kemi kaluar mes shumë vështirësive. Përballë kemi një skuadër që e njeh mirë këtë turne dhe këto tip ndeshjesh, por edhe ne jemi gati të duelojmë”, u shpreh trajneri i Juventus.

Allegri më pas tha se duhet të përsërisin ndeshjet e fundit.

“Gjatë këtij sezoni na ka ndodhur gjithçka, ndaj duam ta fitojmë këtë trofe si shpagim për sakrificat e bëra. Është një ndeshje ku duhet të mbrojmë të gjithë dhe të bëjmë pressing efikas. Duhet të luajmë ashtu sikurse bëmë ndaj Atalantës, Lecce apo Bolognës”, tha Allegri.

Më pas livornezi u ndal edhe te sezoni i vështirë dhe forca e Sevillas në këtë kompeticion. Kujtojmë se spanjolët e kanë fituar gjashtë herë këtë trofe.

“Kjo është një finale që e dëshirojmë më shumë se çdo herë tjetër, pasi ka qenë vërtet një sezon i vështirë për ne, si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Në mes gjithë këtyre problemeve që kemi kaluar kemi ditur të luajmë mirë edhe pse nga ana mendore nuk ka qenë e lehtë. Nuk do të jetë e lehtë ndaj Sevillas, por do ta provojmë”, tha Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 12/05/2023 10:06

    QUANDO PARLANO I L A D R O N I D,ITALIA PER INGIUSTIZIE SPORTIVE E PROPIO LA FINE ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?