Formula 1 zhvilloi këtë të diel çmimim e Madh të Kanadasë. Në cirkuitin e Montrealit vendin e parë e siguroi Max Verstappen, piloti i Red Bull që është kampion në fuqi. Belgo-holandezi i siguron kështu fitoren numër 100 skuderisë të Red Bull.
Në podium pas Verstappen u renditën Fernando Alonso me Aston Martin dhe Lewis Hamilton me Mercedes. Pilotët e Ferrarit, Leclerc dhe Sainz nuk ia dolën të siguronin podiumin dhe zunë vendet 4 dhe 5.
Gara e Kanadasë u dominua nga Verstappen, që dominoi që nga kthesa e parë e deri në fundin e xhiros së 70-të. Piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez u fut në zonën e pikëve dhe përkatësisht në vendin e shtatë.
Pas fitores së sotme, Verstappen bën ligjin në F1 dhe kryeson me 170 pikë, ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 117 pikë. Në vendin e tretë Alonso me 99 pikë dhe Hamilton me 87 pikë.