Max Verstappen

Sport

Max Verstappen largon çdo dyshim: Në 2026 do të jem sërish me Red Bull

1 Gusht, 15:55| Përditesimi: 1 Gusht, 15:57

  • Share

Max Verstappen i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave për një largim të mundshëm nga Red Bull, duke konfirmuar se do të vijojë të garojë për skuderinë austriake edhe në sezonin 2026. Në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1, kampioni në fuqi ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhnin me një kalim të bujshëm te Mercedes.

“Shumë njerëz dëshirojnë të krijojnë drama apo histori pa asnjë bazë. Unë do të jem një pilot i Red Bull edhe për vitin që vjen”, u shpreh 27-vjeçari.

Prej disa muajsh, në media qarkullonin raportime se Mercedes ishte në kërkim të pasardhësit të Lewis Hamilton, i cili kaloi te Ferrari në 2025-n dhe Verstappen shihej si zgjedhja ideale. Deklarata e fundit e holandezit e bën të qartë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra me të cilën ka fituar katër tituj kampion bote.

Verstappen është i lidhur me Red Bull me kontratë deri në vitin 2028, por ekziston një klauzolë daljeje në vitin e parafundit të saj, e cila teorikisht do t’i mundësonte një kalim në një tjetër skuadër, me kushtin e pagesës së një shume të caktuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?