Agron Duka

Politikë

Mazhoranca e vendosur për të rrëzuar dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor, Duka: Ndalni këtë fatkeqësi kombëtare! Prisni rekomandimet e Venecias! 

29 Tetor 2020, 10:04| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 10:13

  • Share

Teksa ditën e sotme do të votohet për dekretin e Metës, i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozitarët jashtë perlamenti, ende shpresojnë në reflektimin e deputetëve.

Ndonëse mazhoraca duket e vendosur për të rrezuar dekretin e Metës dhe për të kaluar sërish Kodin e ri elektoral, aleati i Bashës, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, i bën thirrje deputetëve të respektojnë thirrjet për të pritur rekomandimet e Komisionit të Venecias. 

Thirrja e Dukës vjen disa minuta para nisjes së seancës parlamentare. 

PAA apel deputetëve sot: Votoni për Shqipërinë Europiane jo për Shqipërinë bjellorusiane. Votoni me përgjegjësi ndaj Shqipërisë jo si besnik të partisë.  Respektoni thirrjet e miqve të Shqipërisë për të pritur rekomandimet e Venecias. 8 euro - deputetët i kanë berë thirrje Kryeministri Edi Rama që të vendosë të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj europiane dhe të tërhiqen nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias. Standartet e zgjedhjeve që garantojnë lirinë për të votuar janë përgjegjësia jonë e përbashkët. Cënimi dhe vjedhja e tyre janë përgjegjësi e mazhorancës.  

Arroganca e mazhorancës cënon jo vetëm integrimin europian por dëmton rëndë frymën e konsensusit për standartet e zgjedhjeve dhe besueshmërinë e tyre. Vendi rrezikon gjithnjë e më shumë të shkojë drejt koasit dhe konfliktit social.  PAA beson se ka akoma individë të përgjegjshëm brenda mazhorancës që mund të ndalin këtë fatkeqësi kombëtare, ngecjen e përsërtitur në procesin e integrimit europian.  Modeli i Maqedonisë së Veriut ku u kryen reforma të thella kushtetuese dhe ku u arritën marrëveshje shumë të vështira për plotësimin e marrëveshjes së Ohrit, qartëson dallimin e madh midis liderëve pro europianë dhe liderëve pro bjellorusian", thotë Duka.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?