Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Mazhoranca kalon e vetme në parim te Siguria ndryshimet e Vettingut! Opozita: Ardi Veliut i mbushët kandil të ri për rivlerësimin e Policisë së Shtetit

11 Tetor 2022, 17:02| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 17:29

  • Share

TIRANË- Projektligjit i ndryshimeve të vettingut në Policinë e Shtetit kaloi në parim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vetëm me votat e mazhorancës. Opozita përfitoi edhe njëherë të ngre akuza në lidhje me vettingun te blutë, ndërsa e cilësoi atë jo të suksesshëm dhe synimin e qeverisë, sipas tyre, për të nënshtruar Policinë e Shtetit, me ndryshimet e reja. Duke qenë se me ndryshimet e reja vettingun e Policisë së Shtetit tashmë do ta bëj Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me në krye Ardi Veliun, deputeti Ferdinand Xhaferri e konsideroi jo pozitiv emërimin e tij, duke qenë se vetëm një vit më parë u largua nga posti i kryepolicit.

Problemet me procesin e vettingut u pranuan edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, sipas të cilit ka pasur vonesa të pajustifikueshme në katër vite, por sipas tij, për këtë arsye është marrë përsipër të ndryshohet ligji dhe të përshtatet pa pasur nevojën e kontrollit në tre shtylla të policëve të thjesht, por vetëm atyre që aspirojnë të bëhen drejtues karriere në polici. Pse Ministria e Brendshme kërkoi ndryshimin e ligjit nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”?

Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi është vonesa e procesit. Në katër vite, të dhënat e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit thonë se vetëm 57 policë kaluan në filtër për pastërtinë e figurës, pasuri dhe aftësi profesionale, pesë raste pa konfirmime në detyrë, shtatë të tërhequr nga detyra. Megjithatë, me ndryshimet që pritet të kalojnë në vijim në Kuvend, vettingu i Policisë së Shtetit do të vijojë, por jo më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të cilit iu ndërpre mandati në mars 2022. Por do të jetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore, tashmë nën drejtimin e Ardi Veliut dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me drejtues Evgjeni Basharin, ata që do të kalojnë në sitë efektivët. Pasuria dhe deklarimi i parave do të certifikohet nga ILDKPKI, pastërtia e figurës nga AMP me informacion nga SHISH dhe DSIK dhe aftësia profesionale e policëve do të mbajë firmën e kreut të AMP, Ardi Veliu, përmes departamentit të standardeve profesionale.

Nëse në ligjin fillestar të vetting-ut do të ishin në filtër 12 mijë efektivët që ka struktura, kësaj here janë të listuar sipas gradave rreth 300 efektivë, si drejtuesit e policisë së shtetit, shefat e komisariateve, të departamenteve të ndryshme, ata që duan të ngrihen në detyrë duke mos prekur policët e thjeshtë të cilët i shpëtojnë vettingut. Komisioni që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ngre për vijimësinë e procesit, do të ketë rol periodik vlerësimi, ndryshe sa ishte parashikuar për KJV-në, i cili kishte rol të përkohshëm.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?