Nancy Vanhorn dhe Arbjan Mazniku

Mazniku takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Amerika mbështetëse kyçe në reformën për fuqizimin e pushtetit vendor

13 Shtator, 21:00| Përditesimi: 13 Shtator, 21:21

  • Share

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim pune me Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Mischere Kawas, drejtore e USAID në Shqipëri.

Mazniku bëri të ditur se, në fokus të diskutimit ishte potenciali i zhvillimit të njësive tona vendore për të rritur performancën e tyre ekonomike duke garantuar kështu shërbim cilësor dhe mundësi më të mëdha për qytetarët tanë.

“SHBA-të kanë qenë mbeshtetës kyç në reformën e fuqizimit të pushtetit vendor përmes programit PLGP të USAID dhe ne kemi ende shumë për të përfituar nga një bashkëpunim i afërt me aleatin tonë”, u shpreh ministri.

Mazniku theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që mbështet USAID në forcimin e ekonomive lokale.

“Projekti inovativ i qendrës për sigurinë kibernetike vendore në Korçë, projekti per infrastrukturën arsimore në 6 bashki, apo projektet e agroturizmit në bashkinë e Lezhës, të ndërmarrë nga ambasada, janë shembuj se si bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes shteteve tona mund të zbresë suksesshëm në nivel vendor”, tha ministri Mazniku.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?