Mbahen homazhet për presidentin e Elbasanit, Ahmataj: Nuk duhej të ikte kaq shpejt

6 Janar 2022, 14:42| Përditesimi: 6 Janar 2022, 15:20

  • Share

Janë zhvilluar sot në ambientet e stadiumit ‘Elbasan Arena’ homazhet për presidentin e klubit të Elbasanit Arben Laze, i cili ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare për shkak të një ataku kardiak të pësuar dy ditë më parë. Në homazhet për Lazen, i cili pak vite më parë i solli titullin kampion Elbasanit pas një mungesë të gjatë, morën pjesë shumë figura të shquara të futbollit shqiptar.

Julian Ahmataj, ish-futbollist i Elbasanit: “Arben Laze nuk ishte thjeshtë një president, por një mik i të gjithë komunitet të futbollit. Nuk ka mbetur njëri në futbollin shqiptar që nuk është ulur njëherë në tavolinë me Arben Lazen. Ai kishte zemrën e madhe dhe nuk e meritonte të ikte kaq shpejt.”

Vasil Bici, trajner futbolli: “Futbolli shqiptar humbi një njeri që ka kontribuar shumë për zhvillimin e tij, kryesisht atë të Elbasanit.”

Bujar Gogunja, ish-portier i Elbasanit: “Një njeri që nuk do i vijë më Elbasanit, në radhë të parë si njeri. Si Elbasani ashtu edhe Shqipëria e njihte për karakterin që kishte. Është një humbje shumë e madhe për qytetin tonë.”

Arben Laze ishte president i klubit të Elbasanit për 24 vite .

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?