Darka vjetore e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Mbahet darka vjetore e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderon myslimanët për mbështetjen në zgjedhje

28 Mars, 13:04| Përditesimi: 28 Mars, 13:09

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump organizoi të enjten darkën vjetore të Iftarit në Shtëpinë e Bardhë dhe shprehu mirënjohjen për myslimanët amerikanë për mbështetjen e tyre në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.

“Meqë jemi në muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke u thënë miqve të mi myslimanë – Gëzuar Ramazanin”, tha Trump.

Të pranishëm në darkë ishin edhe udhëheqës të komunitetit mysliman, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë.

“Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, dua ta filloj duke u drejtuar miqve tanë myslimanë – kemi shumë sonte këtu, dhe mendoj se kemi shumë në mbarë botën, bazuar në rezultatet në Michigan dhe vende të tjera – por dua të them përshëndetje për të gjithë ata që na kanë mbështetur kaq fuqishëm. ”, tha Trump.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?