Mbahet edicioni i katërt i festivalit ‘Shpirti i Ballkanit’! Trashëgimia e traditës bën bashkë 6 shtete të Ballkanit

21 Maj 2022, 22:18| Përditesimi: 21 Maj 2022, 22:26

  • Share

Valle, këngë e instrumente nën tingujt e muzikës folklorike, e kthyen sheshin e Pazarit të Vjetër në Korçë, në qendrën e “Shpirtit të Ballkanit”. Festivali që shënon edicionin e katërt, bëri bashkë ansamblet e grupet më të mira të Ballkanit ku u promovua tradita e secilit vend.

‘Shpirti i Ballkanit ka katër vite që është krijuar dhe ka një qëllim shumë të madh për të bashkuar artin e gjithë Ballkanit, sepse ne jemi kaq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Është festivali i parë Ballkanik dhe kjo zhvillohet në Korçë na bën dy herë krenar.’- tha Blerta Belliu, drejtoreshë e qendrës Kulturore.

Nga Kosova, tek Greqia, 6 shtete të Ballkanit, promovuan trashëgiminë e tyre të traditës, në një festival, ku gara mes grupeve mbetet sa simbolike, aq edhe stimuluese për artistët.

‘Kemi ardhur fillimisht në Korçë, jo si asambel, por zi vizitor. Është dhe ndikimi i festivalit që na e bëri të mundur të ndodhemi këtu si ansambël dhe jemi shumë të kënaqur që jemi fqinjë sepse ne vijmë nga qyteti i Follorinës. Janë hapur ura komunikimi mes dy vendeve, por edhe shteteve të tjera që marin pjesë ne festival dhe që synon bashkimin e Ballkanit.’- tha Janis Konstatinu.'- tha Janis Konstatinu.

Nata finale e këtij festivali do të shënohet në teatrin 'Andon Zako Cajupi' ku do të përzgjidhet edhe performanca më e mirë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?