‘Fan Run’ është maratona e nxënësve të Tiranë, ku këtë shtunë morën pjesë 2 mijë vetë
I pari që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve ishte Florant Senameri me 2 minuta e 12 sekonda, nxënës i shkollës “Arben Broci”
“Nëse ne i kushtojmë dhe më shumë kohë sportit të jeni të bindur që edhe vetë të jemi më të shëndetshëm , edhe qyteti më i shëndetshëm.”
Saido Deda , nga Gjimnazi ‘Ismail Qemali’ nuk fitoi dot asnjë çmim. Për të është hera e parë e pjesëmarrjes në një garë vrapi. Sapo të mbush 18 vjeç ai thotë se me siguri do të jetë pjesë e Maratonës.
“ Ishte e bukur! Hera e parë që marr pjesë. Pak e lodhshme! Unë kësaj rradhe doja të merrja pjesë në Maratonën e Tiranës, por kur pashë kriteret , duhet të isha mbi 18 vjeç, ndaj mora pjesë tek ‘Fan Run’- tha Saido Deda
Maratona “Fun Run’ i paraprin eventi të madh sporitv Maratona 2023 me mbi 4 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të ndryshme të botës në edicionin e shtatë të saj. Edhe këtë edicion janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin. Iteneraret janë 42 km, 21 km, 10 km, dhe kategorria ‘ëe too’ ku garues do jenë personat me aftësi të veçanta.
Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tone. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.
Kështu kufizimi I qarkullimit të automjeteve ditën e diele nga ora 08.00-15.00 do të bëhet sipas kësaj harte ku pjesa më e madhe e akseve do të jenë të bllokuara , për t’ua lënë pistën gati vrapuesve.
Rrugët që do të bllokohen ‘MARATONA 2023’
- Sheshi “Nënë Tereza”
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
- Rruga “Gjergj Filipi”
- Rruga “Papa Gjon Pali II”
- Rruga “Ismail Qemali”
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
- Bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit’’
- Rruga “George W. Bush”
- Rruga “Abdi Toptani”
- Bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”
- Rruga “Ded Gjo Luli”
- Rruga “e Durrësit”
- Rruga “e Kavajës”
- Rruga “Myslym Shyri”
- Bulevardi “Bajram Curri”
- Rruga . “Ibrahim Rugova”
- Rruga “Lek Dukagjini”