Mbahet konkursi për muzeun hebraik ‘Besa’ në Tiranë! Në garë 5 studio prestigjioze ndërkombëtare

26 Qershor 2023, 16:25| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 18:10

  • Share

Në Tiranë këtë të hënë u mbajt konkursi për ndërtimin e projektit të muzeut “Besa” që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në garë për ndërtimin e muzeut janë 5 studio prestigjioze nga Holanda, Turqia, Britania dhe Zvicra, ndërsa fituesi do të shpallet rreth orës 16:30.

Më herët kreu i qeverisë e cilësoi këtë vepër si një destinacion të ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve.

Ndërsa ministrja e kulturës Elva Margariti tha se një muze i tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër.

Ky është muzeu i dytë që do të përfshijë historinë, traditën, kulturën dhe artin hebraik që do të ndërtohet në Tiranë ndërsa muzeu i parë do të jetë në Vlorë.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2023 04:52

    Dhe pastaj ankohen pse ikin studente e te diplomuar e pse falimentojne universitete! Filloni qe ketu-SHTETI NUK U JEP PRIORITET ARKITEKTEVE SHQIPTARE E STUDIOVE SHQIPTARE,por preferon studio e arkitekte te huaj. Turp e keqardhje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?