Mbahet në Berat ‘Maratona e gjelbër’, marrin pjesë 200 garues nga Shqipëria e bota! Vendin e parë e rrëmben atleti rus

9 Prill 2023, 21:26| Përditesimi: 9 Prill 2023, 22:06

  • Share

Maratona e zhvilluar në qytetin e Beratit ku morën pjesë 200 garues nga 15 vende të ndryshme të botës krijoi një atmosferë feste në qytetin një mbi një dritareve. Garues të grup moshave të ndryshme garuan në dy stile. Nisja nga Pedonalja u shoqërua me duartrokitje nga qytetarë e turistë që kishin mbushur anët e saj.

Ndërsa garuesit përshkonin rrugën përmes lagjeve muzeale zbritja u krye nga lagjja kala Beratit e cila përbënte pjesën e vështirë të këtij eventi. Garuesit për gjatë gjithë rrugës që përshkuan janë brohoritur duartrokitur nga qytetarë dhe admirues të shumtë.

Megjithëse qyteti është në sistemim e sipër ky event u menaxhua mjaft mirë nga bashkia Berat si dhe policia, pasi Berati ka vetëm një rrugë për automjetet.

Garuesit shprehen se kjo ishte një garë mbresëlënëse ku e shijuan dhe vlerësuan organizimin e mirë të eventit.

Vendin e parë e rrëmbeu atleti rus ndërsa vend të dytë e mori atleti i Tiranës dhe të tretin atleti nga Kosova garonte për Elbasanin. Ndërsa për vajza-gra vendin e parë e mori kampionia Luiza Gega e cila është shprehur se ka shijuar dhe është impresionuar nga qytetarë të cilët e kanë mirëpritur mjaft ngrohtë.

Gega është shprehur se ky është fillim i mirë shpresojmë herë tjetër të ketë sa më shumë pjesëmarrës.

Garues nga Kosova, Italia apo Ukraina, janë shprehur se kjo garë i ka lënë mbresa mjaft të mira. Në këtë garë morën pjesë nga mosha 18 deri 68 vjeçare. Ndërsa një grup fëmijësh vrapuan të shoqëruar nga Kampionia Luiza Gega dhe vrapues të tjerë pjesëmarrës të kësaj maratone.

Maratona i dha qytetit një atmosferë festive ku qytetarët shijuan momentet e garës dhe u bashkuan me garuesit duke realizuar foto për ti memoruzuar koti momente të bukura.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?