E kthyer në traditë, “Festa e Rakisë, verës e rrushit” mblodhi edhe këtë vit në Dimal prodhues të rakisë e verës, të të gjitha zonave të Bashkisë.
Prodhuesit improvizuan në pedonalen e Dimalit stendat e tyre duke ekspozuar varietete të ndryshme të rrushit, rakisë e verës të cilësive e llojeve të ndryshme.
Shoqëruar me muzikë tradicionale, në shesh u improvizua edhe mënyra e hershme të shtypjes së rrushit.
Prodhimi këtë vit ka shkuar mirë dhe kjo festë, krahas përcjelljes së traditës shërben edhe për shitjen e produkteve.
‘Neve na shërben mirë, sepse me të merremi, kemi dalë me rezultate të mira. Na ushqen kemi mbajtur shtëpitë, familjen. Jam lidhur me lokale që i kam klientë të rregullt dhe e shes pa problem.”- u shpreh një prodhues.
‘Kur merr pjesë në aktivitete të tilla, rritet shitja. Tregu me shitje ka qenë me fat, se Tirana më ka marrë shumë mall. Kam bërë 30 kuintal raki.’- tha një prodhues.
‘Kjo festë e sotme, edhe pse ka petkun bashkëkohor, i ka rrënjët shumë në kohë. Në këtë trevë qarkullojnë histori që është festë 1000 vjet para Krishtit, bashkon popullin. Me ritet e festat arrijmë në konkluzionin që kemi një popull që di të ruajë historinë!’- tha një prodhues.
Dimali shquhet për pemëtarinë dhe bletarinë. Fshati Vokopolë ka pasur punishten e parë të rakisë dhe të verës, ndërsa në fshatin Allambrez ka funksionuar për rreth 40-vjet një punishte e karakterit ballkanik, përsa i përket prodhimit të verës. Prodhimi i rakisë karakteristike trashëgohet ndër breza në familjet e Dimalit, që prej shekujt e ushtrojnë këtë traditë.
Buka,rakia dhe shqiponja jane tre gjera qe jane sinonim me shqiptaret.Ti habitesh pse i bejne feste,po e imagjinon dot shqiptarin pa rakine?! Ketu ku jetoj,rrushi behet se klima eshte e pershtatshme,por njeri nuk e kultivon e megjithate nje dite kur po ecja neper rruget e qytetit,pashe nje hardhi ne gardhin e nje shtepie dhe menjehere mendova qe ajo shtepi do te jete prone e ndonje shqipoje.Hardhi=raki=shqiptar!
PërgjigjuKjo rakia po prish shum familje, po sjell shum te keqia,ne shendet e ne cdo gje,keta i bejne edhe feste,
Përgjigjurakia e dimales eshte si shume gomari