Mbahet në Lushnjë festivali folklorik i valleve popullore, artistët me kostume tradicionale parakaluan në sheshin e qytetit

10 Nëntor 2023, 17:19| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 17:30

  • Share

Festivali folklorik i valleve popullore ka zhvilluar edicionin e 12 në qytetin e Lushnjës.

Lushnja mirëpriti grupet folklorike nga vendi dhe trevat shqipfolëse në edicionin e 12 të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore.

Sipas traditës, artistët me kostume popullore parakaluan në sheshin e qytetit e më pas u ngjitën në skenën e konkurrimit. Publiku ndoqi me interes performancen e valltarëve.

Drejtori i qendrës së veprimtarive folklorike në Ministrinë e Kulturës, Niko Kotherja shprehet se ky festival sjell historinë dhe kulturën e vendit tonë të trashëguar ndër breza nëpërmjet Gurrës Popullore.

“Vlerat që sjell festivali janë të jashtëzakonshme. Përpiqemi që çdo edicion të sjellim gjëra të tjera. Kemi grupe që vijnë nga Hasi, Dimali, Vlora, Devolli.”-tha Kotherja.

Nata finale mbahet të premten, ku do të shpallet dhe grupi më i mirë artistik.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?