Mbahet këtë të enjte samiti për paqen dhe sigurinë për Ukrainën në Paris. Ky takim i tretë, i quajtur si 'koalicioni i vullnetit', ka mbledhur një sërë liderësh si kryeministri britanik Keir Starmer, shefin e NATO-s Mark Rutte, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin polak Donald Tusk dhe të tjerë.
Diskutimet do të përqendrohen në mënyrën se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike, siç u diskutua në bisedimet e udhëhequra nga SHBA këtë javë në Arabinë Saudite.
Siç raporton La Repubblica, Macron telefonoi Donald Trump para fillimit të samitit. Burimet nga Elysee thanë se Macron u takua gjithashtu para me disa nga pjesëmarrësit: presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ndërkohë, lidhur me këtë takim, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga Moska, e cila akuzon Britaninë dhe Francën se po përpiqen të hartojnë ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
"Londra dhe Parisi vazhdojnë të hartojnë plane për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. E gjithë kjo maskohet si një lloj misioni paqeruajtës," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Komente
