Mbahet në Pragë festivali shkencor Europian për mësuesit, Shqipëria merr pjesë për herë të parë

2 Prill 2022, 16:50| Përditesimi: 2 Prill 2022, 16:53

  • Share

Mes rreth 350 mësuesve më inovativë në Evropë që morën pjesë në festivalin Evropian më të madh të shkencës organizuar nga “Science on Stage Europe”, morën pjesë edhe mësues nga Shqipëria.

Ky event ndërkombëtar mbledh së bashku mësuesit novatorë nga e gjithë Evropa për të shkëmbyer ide  me kolegë nga më shumë se 30 vende në festivalin më të madh të Shkencës në Pragë.

“Science on Stage Europe” beson se  mënyra më e mirë për të inkurajuar nxënësit në shkollë që të mendojnë një karrierë në shkencë ose inxhinieri është motivimi dhe informimi i mësuesve të tyre.

Qëllimi kryesor  i festivalit të shkencës është përmirësimi i mësimdhënies në mënyrë që të mundësojë që sa më shumë studentë të fitojnë aftësi të përshtatshme të shekullit 21 për të ardhmen dhe t’i inkurajojnë ata të konsiderojnë një karrierë në shkencë, TIK ose inxhinieri.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë me produkt në një festival shkence të tillë i mbështetur nga Komisioni Europian

Ekipi i zyshave pjesëmarrëse nga Shqipëria morën vlerësime si dhe u motivuan nga përfaqësues të MASR, Nina Guga dhe Rovena Elmazi që e ndoqën eventin nga afër në Pragë.

Koordinatorja kombëtare e Science on Stage Albania, Mirjeta Domi ishte optimiste për arritjen që Shqipëria u prezantua me dy produkte novatore.

Mendjehapur për të mësuar gjithçka të re në fushën e shkencës e Teknologjisë , mësueset shqiptare përpiqen të jenë ndikuese edhe tek nxënësit e tyre, duke i udhëzuar në rrugët e pafundme të botës virtuale dhe të shkencës.

Përfaqësueset e Shqipërisë në festivalin shkencor në Pragë

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?