TIRANË - Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruan ditën e sotme 14 marrëveshje mes dy vendeve në një mbledhje ndërqeveritare. Ajo u zhvillua në Tiranë në Pallatin e Kongreseve dhe zgjati për disa orë.
Ndër marrëveshjet që u firmosën ishin ajo e shndërrimit të portit të Durrësit në një pikë doganore të përbashkët. Rama tha pas mbledhjes se kjo do të konkretizohet vetëm javët e ardhshme në Kosovë. Kryeministri shqiptar tha se synimi madhor i të dy vendeve është hapja e plotë e kufirit e cila sipas tij mund të arrihej vetëm përmes bashkimit në minishengenin rajonal. Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e ardhshme.
Ndërsa për një prej kërkesave të Presidentit Donald Trump për zhvendosjen e një ambasade shqiptare në Jeruzalem, Rama tha se do të mbajë linjën e BE-së e cila e kundërshton këtë plan. Gjithashtu Hidrocentrali i Skavicës do të financohet nga ShBA-ja. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp.
Një ndër pikat e marrëveshjes që u firmos sot ishte dhe ndërtimi i një korridori digjital përmes teknologjisë 5G. Rama tha se duhet zgjedhur alternativa e duhur për ofertën. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar dhe akuzat politike ku Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta dhe Lulzim Bashës.
VIDEO/Mbledhja e perbashket e dy qeverive
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërise tha se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës. Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili thotë se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.
Mediet serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre.
Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.
Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndersa ka bere thirrje per bashkim institucional.
“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.
Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.
Mediat serbe kanë komentuar mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
Për deklaratën e kryeministrit Rama ka reaguar edhe gazeta serbe “Blic.rs“, se cila shkruan se Edi Rama ka provokuar përsëri, pasi ka thënë se porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Sipas tyre synimi është heqja e kufijve mes dy vendeve fqinje.
Ajo gjithashtu shkruan se delegacioni i Prishtinës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, por ai nuk përfshiu ministrat nga lista serbe, Goran Raki? dhe Dalibor Jevti?.
Kryeministri Rama komentoi marrëveshjen që u arrit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, më konkretisht një pikë të saj. Ajo që ka të bëjë me mundësinë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në detin Adriatik.
Rama ka thumbuar dhe Albin Kurtin i cili është shprehur më parë se nga kjo marrëveshje përfiton Serbia.
“Mendimi im për marrëveshjen është i njohur, në respekt të mundimit dhe pyetjes tuaj po e përsëris: Ajo s’ka asgjë të re, është thjesht dhe vetëm konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit. Nga kjo mësimi që duhet nxjerrim është ky: Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë vetë, mund t’i kishim bërë vetë nëse s’do ishim kaq kalamanj sa kemi qënë dhe jemi kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na kanë zgjedhur, jo që të fitojmë më shumë por që të hapim luftra imagjinare që shkojnë në absurdin e luftrave imagjinare me ShBA. E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat, e ka thënë dhe stërthënë Franca, Gjermania e thotë edhe Amerika. Kam kohë që e them, por kush nuk më dëgjon mua le të ndjekë BE dhe ShBA, jo se na e kërkojnë ata, por se është vija e vetme që na e imponojnë fëmijët tanë dhe brezat. Çdo rrugë tjetër të çon në qorrskokak. Kosova nuk ia ka borxh asnjë revolucionari që përdor dhimbjen e plagëve të Kosovës në interes të politikës së tij. Unë e di si i bën Albini llogaritë nga pikëpamja ekonomike, por si mund të thuash që nga hekurudha nuk përfiton ai që ka portin dhe kryen gjithë atë volum tregtar dhe përfiton një nga aktorët që shfrytëzon portin me siguri këtë e gjen vetë Albini”,- tha Rama.
Rama tha pas mbledhjes së dy qeverive se për të bërë hapjen e plotë të kufirit me Kosovën, më parë vendet duhet të bëhen pjesë e minishengenit ballkanik. Kjo për të mos i lënë hapësirë dhe vendeve si Uashington, Bruksel apo Beograd për ta konsideruar këtë hapje si projekti i "Shqipërisë së Madhe".
"Unë jam antiproteksionist i bindur. Kur flitet për vendet si tonat që janë vende që e kanë të domosdoshme të ndërveprojnë në aktivitete ekonomike. Gabimi që bëhet shpesh, disa e bëjnë me qëllim, disa vazhdojnë ta bëjnë se nuk janë të interesuar të hyjnë më thellë. U pëlqen që ne të mbyllemi dhe të prodhojmë domatet dhe patet tona dhe t'i hamë. Janë një kategori që nuk kuptojnë lidhjen mes të dyjave. Pse në kaq vite e keni dëgjuar kufiri dhe do hyni e do dilni dhe kjo nuk ndodh. Nuk ndodh sepse nëse nuk ndodh në kontekstin rajonal nuk ndodh në kontekstin bilateral. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të vendosnin që ne po heqim kufirin. Sot folëm për heqjen e kufirit. Ne kemi hyrë në procesin rajonal të Shengenit rajonal. Nuk ka kushte dhe radhë. Nuk na thotë dot Serbia pse i bëni këto. Nuk na del dot njeri pengesë. Dhe më thonë që e nxorët serbin në det. Shpresoj që kësaj çmendurie t'i ketë ardhur fundi" - tha Rama.
Për këtë e ka mbështetur dhe kryeministri Hoti i cili u shpreh se do të ulet në tryezë me liderët rajonal.
“Theksoj se ideja e minishengenit është një projekt i përkohshëm. Interesi jonë është për një shengen të plotë në BE. Shpejt do të dimë saktësisht se si do të lëvizim përpara. Në tryezën e liderëve rajonalë ne do të ulemi ta diskutojmë këtë iniciativë, sepse është vetëm në nivelet e iniciativës, dhe sigurojmë që ne ulemi si të barabartë me të tjerët”, u shpreh Hoti.
Kryeministri Edi Rama zgjedh të flasë me detaje dhe kështu bëri edhe në mbledhjen mes dy qeverive. Vëmendje tërhoqi kravata e tij , ku niste " Buxheti në lekë (FB+FH)" dhe më pas vijon me projekte të realizuara, ndoshta mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë.
Aktakuza e ngritur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte ka qenë një nga pikat që ka cekur kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun, Avdullah Hoti. Ai i ka qëndruar mendimit të tij, ku thotë se ajo aktakuzë është si një "fletë rrufe kineze".
"Unë nuk kam kundërshtuar asnjë aktakuzë, unë kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj një fletë rrufe, s'kam parë asnjë aktakuzë. Ka dalë një fletë rrufe, ditën kur presidenti i Kosovës u nis në SHBA. Fletë rrufe kineze, atë kam goditur unë, Gjykata ka punën e vetë, kur të bëjë akuzën zyrtarisht nuk jam askushi të flas se nuk jam avokat. Kjo është kaq e thjeshtë sa s'ka, por gëzimi i disa për këto fletë rrufe është turp i madh", tha Rama.
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar hidrocentrali i Skavicës nuk do të financohet nga buxheti i shtetit por nga SHBA. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama ndërsa marrëveshja pritet të nënshkruhet ditën e shtunë.
"Ne me SHBA-të nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA-të. Është vullnet i SHBA për t'i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë ç'ka ne kemi bërë për ato çështje që shprehen në letrën e presidentit, por jo vetëm për të. Gjithashtu, SHBA-ja kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respirator në Evropë, pjesën e luanit t'ia japin Shqipërinë. I them këto që do mund të realizojmë një vepër të shumë pritur që në vitet e vjetra, siç është Skavica me SHBA-të drejtpërdrejtë", tha Rama.
Në këtë mënyrë vendi ynw po fiton një investim të huaj shumë strategjik. Hidrocentrali është konsideruar vepër e madhe për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.
Gjatë prezantimit të projektit në qershor qeveria kishte dy alternativa për realizimin e këtij projekti, njëri me vlerë 308 mln dhe tjetri me 510 mln euro. Historiku për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës daton që 50 vite më parë. Tentativa për ndërtimin e tij janë bërë nga disa qeveri. Ai u projektua në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, por nuk u realizua pavarësisht se për të kanë shfaqur në kohë interes disa kompani.
Për kërkesën e Trump për të zhvendosur ambasadën shqiptare në Jeruzalem, Rama tha se do do të mbajë linjën e Bashkimit Europian e cila e kundërshton këtë plan.
"Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës se sa përpara. I vetmi në Europë. Është vendi ku kanë gjetur strehë mbrojtje dhe një siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Është vendi ku shqiptarë janë dorëzuar tek nazistët sikur janë ata hebrenjtë që kanë ardhur në shtëpi. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin por dhe një respekt të madh, por në politikën e jashtme në këtë aspekt është e linjëzuar me Bashkimin Europian" - tha Rama.
Kryeministri Rama ka komentuar letrën e Presidentit Donald Trump drejtuar atij. Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së dy qeverive mes Kosovës dhe Shqipërisë, Rama shprehet i kënaqur për vlerësimin e Trump. Ai thotë se ka qëndrime të njëjta me të.
"Unë jam natyrisht i kënaqur që presidenti i ShBA, në një kohë zgjedhjesh ka gjetur kohën për të më shkruar, jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim dhe të qeverisë qoftë në aspektin e rajonit qoftë edhe në disa qëndrime që janë bindje dhe jo oportuniste dhe patjetër që ShBA kanë qenë janë dhe do mbeten pikë referimi e palëvizshme për të gjithë ata që drejtojnë vendin por ne dëgjojmë, respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh. Harmonia mes meje dhe presidentit të ShBA që kemi folur edhe në takimin në NATO folëm për 5G është bindje dhe jo oportunitet. Letra që i kam dërguar vendeve të rajonit nuk më është kërkuar por është bindje. Kemi qartësisht qëndrime të njëjta dhe janë bindje, i trajtojmë me kujdes dhe marrim vendimin e duhur, në politikën e jashtme jemi të linjëzuar me BE. Shqipëria mbetet i vetmi vend jo anëtar i BE që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar nga vija e BE me politikën e jashtme. Mund të vijë dita që ne të gjykojmë se duhet të lëviznim por kjo ditë nuk ka ardhur akoma" - tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës së MiniShengenit. "Në takimet e ardhshme do të ulemi në Minishengen dhe bashkohemi si një palë e barabartë dhe krijojmë një mundësi për lëvizje të barabartë", tha Hoti.
Pyetur nëse Kosova do i bashkohet rrjetit 5G, Hoti u përgjigj: Sa i takon teknologjisë ju e dini që është pjesë e strategjisë tonë, për tu siguruar që ne e zhvillojmë dhe bashkë me zhvilluesit. Në shkojmë në krahun perëndimor.
Kryeministri Rama i është përgjigjës akuzës së Presidentit Ilir Meta për arbitraritetin. Ai tha se nuk kemi humbur asnj arbitrazh deri më tani.
"Në emër të fakteve, kjo nuk është për akuzuesin. Nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur. Kemi skuadra të përbashkëta që punojnë për ti zbrapsur këto vendime që janë paraprake. Gjysmëtë vërtetat janë gënjeshtrtat më të mëdha. Kemi fituar arbitrazhe por skemk humbur asnjë arbitrazh deri tani. Vazhdojmë përpjekjet në rrugë legale. Ka një rregull të artë dhe ligjërisht të detyrueshëm për çdo shtet që nuk duhet të bëjë koment përsa kohë vendimi nuk ëhstë i formës vendimtare. Pasi çdo koment konsiderohet shkelje e procesit" - tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë marrëdhëniet me kryedemokratin Lulzim Basha në mbledhjen mes dy qeverive.
"Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj këtu, është në shtëpinë e vet por është një mik në shtëpi dhe unë i qendroj besni, asaj që kam thënë, në prani të miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë halli ka me vjehrrën dhe vjehrrën, këtu jemi prapë, do flasim", tha Rama.
Pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Rama në një deklaratë për shtyp tha se në javët në vijim do të vizitojë Kosovën për të konkretizuar marrëveshjen që do të kthejë portin e Durrësit në një doganë të përbashkët.
Gjithashtu ai përmendi dhe marrëveshjen për punësimin e lirë mes dy vendeve pa patur nevojë për dokumentacione punësimi.
"Në pak javë do vizitoj kryeministrin për të firmosur marrëveshjen e kthimit të doganës së Durrësit, portin de facto të Kosovës. Jam i kënaqur që më në fund kemi çliruar krahun e punës në Kosovës në Shqipëri. Nuk ka nevoj për letra pune. Kjo është një kërkesë e hershme e sipërmarrjes dhe nuk e di se sa e justifikueshme është. Shumë gjëra janë vonuar në emër të luftrave imagjinare ndërkohë që lufta ka vite që ka mbaruar." - tha Rama.
Ministrat nënshkruajnë 14 marrëveshjet e biseduara gjatë mbledhjes së 2 qeverive.
Një ndër pikat e marrëveshjes që do të firmoset sot është dhe ndërtimi i një korridori digjital përmes teknologjisë 5 G. Rama tha se duhet zgjedhur alternativa e duhur për ofertën.
"Së shpejti nisim pas një odiseje të gjatë në labirinthet e procedurave të Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim për ndërtimin e hekurudhës Tiranë Durrës. Ky po shkon në drejtimin e duhur ashtu siç po shkon në drejtimin e duhur edhe angazhimin për të zhvilluar korridorin digjital me Prishtinës dhe Tiranës mbështetur në teknologjinë 5G. Dua të konfirmoj qëndrimin e Kosovës dhe timin personal të bërë me dije për ministrat e rajonit kohë më parë. Vendet e rajonit tonë duhet të shohin prespektivën e zhvillimit të rrjetit 5G si rrjet të sigurt në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot. Për sa na takon sot si Shqipëri është një ofertë e dyshimtë. Duam ta çojmë përpara të një integrimi jo vetëm të rrjeteve tona" - tha Rama.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka prezantoi marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë për sigurinë dhe ndihmën në raste të fatkeqësive natyrore. Ajo tha se strukturat shqiptare janë modernizuar dhe se kemi shumë për të mësuar nga përvojat kosovare.
"Në marrëveshjen që nënshkruajmë sot në bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe të tjera vjen si një produkt i dëshirës tonë të dyanshme. Mbi të gjitha është një marrëveshje që do ti bëjë qytetarët shqiptarë më të sigurt ndaj kërcënimeve të emergjencave. Tërmeti i 26 nëntorit ishte shembulli që dëshmoi dëshirën e bashkëpunimit në rastet e emergjencave. Është një dëshirë e dy vendeve për të bërë një marrëveshje të përbashkët. Kemi hedhur hapa drejt modernizimit të strukturave, pajisjeve të bazës materiale të emergjencave civile. Situata e shkaktuar nga tërmetet, na detyroi të përshpejtojmë planet. Kemi shumë rrugë për të bërë akoma. E di që Kosova ndan të njëjtat objektiva. Kemi shumë për të msuar nga përvoja kosovare. Duke punuar ngushtësisht të gjitha proceset e informimit" - tha Xhaçka.
Më i butë se kryeministri Edi Rama është treguar homologu i tij kosovar. Avdullah Hoti për raportin me BE-së. Ai tha se nuk duhet ta shajmë shumë këtë union, referuar faktit që Rama tha se "është turp për të që s'i liberalizon vizat me Kosovën". Ai tha se e gjithë puna është te Kosova për realizimin e kritereve.
"Janë marrë vendime jo populiste, por të nevojshme për të dhënë mesazhin që duhet të shihemi si kontribues që paqes në rajon. Mbetemi vendi i vetëm pa liberalizim të vizave, që mos e shajmë shumë BE-së, por të mbajtë të plotësuara kriteret", tha Hoti ndër të tjera.
Ndërkohë për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën, Rama tha se është një turp për Bashkimin Europian pasi nuk ka të bëjë me mosplotësimin e detyrave nga ana e shtetit fqinj.
"Nuk di cfarë të besoj për liberalizimin e vizave. Mosliberalizimi është një turp për Bashkimin Europian. Një turp i pashlyeshëm. Jo për arsye se Kosova nuk ka bërë detyrat por për arsye se ajo është marrë peng i dinamikave të brendshme. I logjikës elektorale në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian. Kam folur pa pushim për këtë temë me ata që kam takuar në Europë. Nuk arrij ta kuptoj. Kosova e paguan me mosliberalizimin e vizave. Rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal. Zgjerimi i tregjeve dhe integrimi në rajon nuk sjell asgjë të keqe por sjell më shumë ekonomi dhe punësim. Për zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia" - tha Rama.
Rama tha se kthimi i portit të Durrësit në një pikë të përbashkët është strategjike për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të dy vendeve.
"Kthimi i portit të Durrësit në një port strategjik të përbashkët. Një port të përbashkët në Durrës të Shqipërisë dhe Kosovës në funksion të Rajonit. E kam konstatuar me shumë kënaqësi dhe në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington." tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se synimi i Shqipërisë tashmë është hapja përfundimtare e kufirit mes dy vendeve.
"Kushtet për takimet a afërta janë shumë të kufizuara. Arrijmë që të organizojmë së bashku këtë takim të gjashtë ndërqeveritar pikërisht në 100 vjetorin e kryeqytetit. Përpara se të vinim këtu kemi pasur bisedë miqësore me kryeministrin. Për një projekt të përbashkët rikualifikimi urban të qytetit historik të shqiptarisë. Takimet ndërqeveritare janë zhvilluar në frymën e një vllazërie. Janë një mundësi shumë e mirë për të bërë një bilanc për hapat e hedhur si dhe të vendosim piketa për hapat e ardhshëm. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël megjithëse distancat deri në përmbushjen e vizionit mbetet e madhe. Nëse i referohemi mbledhjes së fundit, të gjitha marrëveshjet që arritëm janë në proces zbatimi ose janë zbatuar. Mund të përmend hapjen e pikave kufitare Morinë - Vërmicë. Kjo falë punës së mirë të forcave policore kufitare por kjo nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të bashkimit europian duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota. Ministritë e brendshme duhet të intensifikojnë punën që të bëjnë databazën e përbashkët. Do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit" - tha Rama.
Dy kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Avdullah Hoti kanë dalë së bashku na Kryeministria dhe janë nisur drejt Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet mbledhja mes 2 qeverive.
"Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij’! Është ky slogani i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri dhe Kosovë. Fotoja nga tryeza e përbashkët është publikuar nga Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Halimaj.
Delegacioni i Kosovës ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Kryeministri Kosovës Avdullah Hoti bashkë me ministrat nisen me autobus drejt Shqipërisë.
Hoti, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëton me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë,” - ka shkruar Hoti.
Në takimin e qeverive Shqipëri - Kosovë priten të nënshkruhen 14 marrëveshje. Shumë prej tyre janë marrëveshje ekonomike duke filluar nga shmangia e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat si dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit.
Gjithashtu në fokus është dhe një marrëveshje mbi përballimin e situatës me koronavirus si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe transportin.
Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë
- Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
- Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
- Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
- Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
- Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
- Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
- Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
- Krijimi i Korridorit Digjital 5G
- Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
- Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
- Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
- Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
- Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
- Marrëveshje për përballimin e Covid 19
Kush kupton politike, bashkpunimi eshte = ekzistence. Njesoj si nje cift ne familje, kur ka bashkepunim, edhe rriten financiarisht edhe bashkekalojne situata te renda dmth edhe mbijetojn edhe jetojn !!!
Përgjigjuca thu mer p*ll.. ky sot po i lutet Kosoves qe ta fusim dhe serbin qe te shfrytezoje portin e shengjinit se neve bashke (dmth Kosoves dhe Shqipërise na del porti i Durresit). Si gjithmone kreret me te medhenj te shtetit Shqiprar kan qene gjithmone tradhetaret me te medhenj te Shqiperise..
"Ne politiken e jashtme jemi ne nje linje me BE-ne",-kjo eshte politika e jashtme e duhur per interesat e shtetit te shqiptarve. Mirenjohje zoti Kryeminister.
PërgjigjuKosovaret nuk merren vesh me Shqipetaret e jo te merren vesh me Serbine.... Kete komb e ka percare UDBashi Sali Berisha.....
PërgjigjuMungon marreveshja per mbarshtrimin e Lepurit te bute ne dy anet e kufirit.
PërgjigjuEdhe ajo e subvecionimit te morrave e pleshtave nga papasteria e Partise Demokratike dhe e Sali Shpellarit
Mungon edhe nenshkrimi i marrveshjes mbarshtrimit te sorkadhes se Shumadijes bashke me ate te lepurit te bute.